Një delegacion i rëndësishëm i kongresit amerikan kanë mbërritur në Tiranë dhe ndodhen në një takim me presidentin e zgjedhur Ilir Meta.
Delegacioni i përbërë nga shtatë kongresmenë amerikanë. Ai kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte.
Takimi (ora 10: 11) po mbahet në kryesinë e Kuvendit.
Pritet që në orën 17:00 të takohen me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Përbërja e delegacionit
Kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte
Peter DeFazio,
Steve King,
David Cicilline
Jason Smith
Dave Trott
Matt Gaetz
Vizita vjen ndërkohë që opozita ka bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Pavarësisht negociatave të zhvilluara javën e kaluar, palët politike nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje për krizën politike. Opozita këmbëngul për krijimin e qeverisë teknike.





