Kaos në skuadrën gjermane. Plot shtatë lojtarë kanë rezultuar pozitivë me “COVID-19”. Në Hofenhaim po kalojnë një moment jo të mirë, klubi ka anuluar çdo stërvitje dhe lojtarët e infektuar janë izoluar, por dyshohet që numri i të infektuarve të rritet pasi lojtarët kanë pasur kontakte të tjera.

“Nuk e kuptoj gjithë këtë gjë. U jemi mbajtur me rigorozitet të gjitha rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha trajneri i skuadrës gjermane.

Ndërkohë, në ditët në vazhdim pritet të kryen teste të tjera për të mbajtur nën kontroll situatën e pazakontë që ka mbërthyer klubin e Bundesligës që renditet në vendin e 13-të në kampionatin gjerman.