E keni menduar ndonjëherë se si mund të kuptoni që pëlqeni dikë, ose dikush t’iu pëlqejë ju dhe ta fshihni atë njëkohësisht? Kjo ndodh sepse jeni të pasigurt në atë çfarë ndjeni dhe kërkoni të merrni kohë për t’i kuptuar më mirë ndjenjat tuaja.

Për t’iu ardhur në ndihmë mendon një artikull i publikuar i Express, në të cilin shpjegohen dhe teknikat kyçe si të identifikoni çdo sinjal që vjen për të kuptuar njëherë e mirë nëse ndjenjat janë të vërteta apo duhet të hiqni dorë pa u bërë e madhe.

Mes shumë veçorive, bien në sy vështrimet e shpejta, të qeshura nervoze ose ndjesi sikleti, të cilat sugjerojnë se për ju ose personin tjetër, ky takim të mos jetë thjesht i rastësishëm.

Gjejnë arsye për të qenë më afër jush

Një nga shenjat më të dallueshme që dikush mund të japë është dhe koha që kalon dhe veprimet instiktive për të qenë më afër jush. Ideja se ky afrimitet e bën të ndihet më mirë, mund të nxisë dhe shenja pëlqimi. Sidomos në rast se ka pengesa, ata që vërtetë kanë një pëlqim serioz për ty, nuk duan t’ia dinë dhe bëjnë çmos për t’i thyer, vetëm që të jenë pranë teje.

Mban mend dhe detajet më të vogla

Si ta kuptosh që dikush po ndjen për ty? Fare e thjeshtë. Mjafton të fiksojë dhe detaje që për ty personalisht mund të mos jenë kaq të rëndësishme. Gjithsesi, për të mund të thonë shumë. Duke nisur që nga librat, filmat e preferuar, emrat e miqve, të familjes dhe si e pini kafenë. Këto detaje bëjnë diferencën që dikush mund t’i mbajë mend, vetëm sepse të pëlqen, por tenton ta fshehë.

Gjuha e trupit flet shumë

Çdo lëvizje e mundshme, sidomos kur sytë takojnë personin që të pëlqen, mjafton për të kuptuar se ndjenjat janë për t’u marrë seriozisht. Dhe si mund të zbulohet kjo? E gjitha qëndron tek aftësia për t’i deshifruar këto sinjale, edhe nëse personi në fjalë nuk është i vetëdijshëm për atë çfarë po bën.

Të ndihmon me veprime të vogla

Nuk ka rëndësi çfarë vështirësie po heq, nëse bëhet fjalë për detyra që mund t’i bësh pa shumë lodhje ose për detyra që duan një kohë për t’u dedikuar. Personi që ndjen për ty mund të vetëofrohet për të të ndihmuar sido që të jetë situata. Janë favore të vogla që mund të nxisin një afrimitet mes jush.

Tregon kureshtje dhe interes për jetën tënde

Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të hapesh me dikë për t’i folur për jetën private. Megjithatë, kjo barrierë thyhet kur bëhet fjalë për dikë që e ka shfaqur hapur interesin ndaj teje.

Kontakti sy më sy

Thonë se sytë flasin shumë, por artikulli e përshkruan në këtë mënyrë: Sytë janë pasqyrë e shpirtit të dikujt dhe nëse dikush ju sheh me admirim dhe nuk e heq dot vështrimin prej teje, do të thotë se ky person ndjen diçka.

Flirtimi

Mund të nisë me një ngacmim dhe të përfundojë në një interes të përbashkët për t’u njohur me dikë që ju ka hyrë në zemër. Mjafton të bësh dikë të qeshë dhe një shkëndijë sado e vogël mund të lindë mes jush.