Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm në botë dhe simptoma më e njohur e tij është shfaqja e një gjëndre. Britanikja “Express” ka publikuar një shkrim ku flet për shtatë shenja të tjera kryesore që mund të jenë një këmbanë alarmi për ju që t’i drejtoheni mjekut.

Ndërsa gjëndrat në gjoks janë një shenjë kryesore, shumë njerëz ende nuk janë të vetëdijshëm se ka disa shenja të tjera po aq të rëndësishme.

Madhësia dhe forma

Nëse vëreni një ndryshim në njërën ose në të dy gjinjtë tuaj, ia vlen t’i kontrolloheni.

Gjëndër

Shumë prej gjëndrave të gjirit mund të mos jenë kancerogjene, por është e rëndësishme që të kontrollohet nga një mjek.

Ndryshime të lëkurës suaj

Lëkurë e rrudhur që ngjan si lëkurë portokalli

Skuqje ose puçrra

Skuqje ose puçrra që shfaqen në gji ose rreth thithkës.

Kjo mund të tregojë për kancerin inflamator, i cili është një lloj i rrallë që mund të rritet dhe të përhapet shpejt.

Tkurrje

Nëse thithka juaj tkurret kjo mund të jetë një simptomë paralajmëruese.

Rrjedhje e gjirit

Çdo lloj lëngu që rrjedh nga gjiri në mënyrë të pavullnetshme ose i stimuluar është një arsye për t’u shqetësuar.

Dhimbje

Dhimbje në gjinjtë tuaj ose në sqetulla. Dhimbja e gjirit mund të jetë e zakonshme dhe nuk mund të jetë simptomë, por është e rëndësishme të kërkoni këshilla nga mjeku juaj.

Ënjtje

Çdo ënjtje në sqetull ose klavikul. Kjo mund të jetë një shenjë e kancerit inflamator dhe duhet të shihni mjekun nëse vëreni ndonjë ndryshim./tvklan.al