26 tetor 2013- Thuhet që politikanët janë aktorët më të mirë, por le të shohim se sa do e shfaqin talentin e tyre si protagonistë të shfaqjes dokumentare inovative të titulluar “Seven” (Shtatë), që mbërrin në Shqipëri në 8 nëntor. I kemi parë në podiume politike apo debate televizive, por kësaj here do t’i shohim si aktorë profesionistë, ndërsa do na rrëfejnë në vetë të parë dhe të tretë ekzaktësisht shtatë histori, në një shfaqje të konceptuar si teatër, me synimin për t’i bërë sa më të prekshme këto histori për publikun. Një ndalesë kjo në Shqipëri e turneut rajonal në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Një nga qëllimet specifike të Turit Ballkanik të “SHTATË-s” për vitin 2013 është që të krijojë një debat të gjerë publik mbi dhunën me bazë gjinore dhe të drejtat e grave duke përfshirë medien, vendimmarrësit, opinionistët, publikun e gjerë dhe individë të të gjitha gjinive…
/panorama plus/





