Ndoshta e ke dëgjuar shpesh shprehjen “Jemi çfarë hamë” dhe në fakt, mund të themi se ajo që konsumojmë çdo ditë, nuk ndikon vetëm në organet e brendshme, por edhe në pamjen e jashtmë. Ka shumë ushqime, të cilat na ndihmojnë të kemi një fytyrë që shkëlqen.
Sipas Dawn Jackson Blatner, dietologe dhe autore e “The Flexitarian Diet”, shëndeti i lëkurës lidhet ngushtë me ushqimin. Ajo thotë se “mund të kemi një lëkurë të re, nisur nga ajo që konsumojmë, ndaj nëse duam një lëkurë të shëndetshme, duhet të hedhim sytë nga një dietë cilësore”.
Cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë për një lëkurë që shkëlqen?
I pasur me ujë, kastraveci hidraton lëkurën dhe e mban atë të freskët.
Gocat e detit janë të pasura me zink dhe minerale të shëndetshme, të cilat rrisin imunitetin dhe dhurojnë një lëkurë të shëndetshme.
Lipidet janë shumë të shëndetshme për lëkurën dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ngadalësimin e plakjes.
Salmoni përmban omega-3 dhe proteina, të cilat luftojnë plakjen dhe përmirësojnë shëndetin e lëkurës.
Shumë proteina, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, arrat janë një burim të mirash. Ato zvogëlojnë dëmtimin e lëkurës nga shkaqe të ndryshme dhe përshpejtojnë rigjenerimin e qelizave.
Frutat e pyllit janë të pasura me antioksidantë, të cilët luftojnë plakjen. Gjithashtu, përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në prodhimin e kolagjenit.
Edhe specat e kuq përmbajnë vitaminë C, ndaj herë tjetër, mos bëni naze.