LECCO, 13 mars 2013 – Zgjimi çdo mëngjes ishte kthyer në një makth për një vogëlush 7 vjeçar që abuzohej nga "njerka". 

Çdo mbrëmje rrihej me shuplaka. Por makthi më i keq ishte koha e dushit: kur ajo e kapte atë nga qafa dhe i përplaste kokën në vaskë. 

Në një muaj, një fëmijë shtatë vjeçar, me origjinë shqiptare, shkon në spital katër herë: brinjë të thyera, dëmtimeve në kokë, vula në pjesë të ndryshme të trupit, gishtat e thyer. 

Në pranga është vënë ditën e sotme gruaja e babait të fëmijës, një grua e re shqiptare, me iniciale K.E, 24 vjeçe, banuese në provincën e Leccos. 

Hetuesit e kanë arrestuar atë me akuzën e abuzimit të përsëritur dhe të dhunshëm, dhe dhunë psikologjike të shumta në lidhje me djalin e burrit të saj, i cili ishte gjithashtu shqiptar. Denoncimi ka ardhur nga mjekët e urgjencës.

E dyshuara – Hipoteza se fëmija ishte shumë i frikësuar dhe i lënduar gjatë gjithë kohës ka bindur menjëherë bluzat e bardha të spitalit "Manzoni".  Kështu ata kanë alarmuar policinë.

Hetimi, i koordinuar nga prokurorët në Lecco, të cilët janë marrë menjëherë me këtë ceshtje, por prej shkakut se ai kishte vështirësi në të folur dhe për shkak të frikës dhe tmerrit që kishte përjetuar vogëlushi, ata nuk kanë kuptuar shumë rreth ngjarjes. Por, edhe pse burri dhe gruaja kanë mohuar gjithmonë këtë përgjegjësi, në sajë të një seri dëshmish të të afërmve dhe fqinjëve, më në fund, hetuesit kanë zbuluar një histori dramatike të rrahjeve dhe shqetësimeve për të cilat ishte viktimë fëmijë 7 vjeçar, i cili tani u është besuar një komuniteti. Me vendim të gjykatës njerka është mbyllur në një qeli në burgun Como Bassone, ndërsa burri dhe babai i fëmijës po hetohet në gjendje të lirë për sjelljen e tij indiferente.