Ndërtimi i një monumenti të ri për plakun e urtë, Ismail Qemali, nuk mundi të realizohej as në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Edhe pse ishte premtuar që zhvendosja e statujës së Ismail Qemalit të realizuar nga Odhise Paskali në vitin 1981, nga Muzeu Historik Kombetar prane Kuvendit,do të zëvendësohej me një tjetër, kjo akoma nuk ka ndodhur.

Sipas të dhenave nga Galeria Kombetare e Arteve, cila organizoi edhe konkurset për bocetet, kjo çështje tashmë i përket Ministrisë së Kulturës pasi institucioni i Galerisë i ka mbyllur të gjitha proçedurat.

Ndërkohë sipas të dhënave nga Ministria e Kulturës autori fitues i konkursit,Veli Blakçori, ka marrë fondin e duhur për realizimin e monumentit dhe së shpejti do të bëhet e mundur vendosja e shtatores së re të Ismail Qemalit në vendin e mbetur bosh në Muzeun Historik Kombëtar.