Videot e postuara në Facebook, në profilin e një mjeku nga Brazili po bëjnë xhiron e internetit.
Në to shfaqet mjeku që kërcen me gratë shtatzëna në sallën e lindjes.
Ndërkohë që të gjithë mendojnë se femrat në atë kohë do jenë të shtrira në shtrat duke rënkuar nga dhimbjet, në video ato shfaqen mjaft sportive duke kërcyer Despacito-n.
Madje ndjekin më së miri koreografinë!





