Shtatzënë për herë të parë, Dulce Maria poston foton e ëmbël me bashkëshortin.
Aktorja meksikane, Dulce Maria do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të pare.
34-vjeçare, gjatë kësaj kohe ka qëndruar aktive në rrjete sociale dhe nuk po ngurron të postojë foto me barkun e rrumbullakosur.
Së fundmi, Dulce Maria ka pozuar me bashkëshortin e saj, teksa përkëdhelin barkun.
Çifti po pret me padurim të bëhen prindër të një vajze. “Po të presim bebja ime”-shkruan aktorja krah fotos.
Dulce Maria është e martuar me producentin Paco Alvarez. Çifti u martuan vitin e kaluar me një dasmë madhështore.





