DEA amerikane ka përfunduar me sukses një nga operacionet më të vështira antidrogë, që ka zgjatur më shumë se tre ditë, duke vënë në pranga një grup të strukturuar kriminal, që kishte arritur të ngrinte të ashtuquajturën “shtëpi e drogës”.

Agjentët federalë të drogës përfunduan operacionin “Cazador”, duke prangosur gjithsej 300 vetë, si dhe duke sekuestruar mes të tjerash edhe aeroplanë e jahte. Policia amerikane tha se ka vënë në pranga ndër të tjera anëtare të dyshuar të mafies meksikane.

Një prej të arrestuarve ishte Thomas Renckley, 31 vjeç, i akuzuar si pronar i të ashtuquajturës “shtëpi e drogës”. Agjentët thane se në vendngjarje kanë gjetur armë, si dhe pronë të tjetërsuar. Agjentët gjithashtu gjetën atë që ata besojnë se është një pajisje shpërthyese.

Avionët e vegjël dhe jahti ishin në mesin e pasurive të sekuestruara në shumën totale prej 3.3 milion dollarë. Të konfiskuara gjithashtu ishin 600 paund heroinë, pilula opioide dhe fentanil, sipas raportimit të policisë amerikane.