Gjykata e Durrësit ka marrë sot vendimin “detyrim paraqitje” për dy punonjësit e OSHEE, të arrestuar për shpërdorim detyre.

Dy punonjësit akuzohen se kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit në ambiente të brendshme, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Mësohet se tani këta dy shtetas do të hetohen në gjendje të lirë për akuzën e ngritur ndaj tyre.

Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, u arrestuan javën e kaluar, pas zbulimit të vilës së barit në Hardhishtë të Shijakut.

Ndërkohë tre autorët e dyshuar për kultivim të narkotikëve dhe përshtatjen e vilës 3-katëshe të Andi Dashit (Greca) janë në kërkim nga policia.