Uji ka depërtuar nëpër banesa në disa lagje të Durrësit siç dëshmohet në pamjet filmike që na vijnë në redaksi.
Situata është mjaft kritike në zonën e ish-Kënetës, në Spitallë, Nishtulla etj, ku niveli i ujit brenda në shtëpi ka arritur disa cm dhe vijon të rritet.
Pavarësisht se banorët kanë tentuar të bllokojnë depërtimin e ujit me mjete rrethanore, ka qenë e pamundur parandalimi i përmbytjes së shtëpive.
Burime nga prefektura bëjnë të dtur për “DurrësLajm” se familjarëve në disa zona si ish-Kënetë e Nishtualla u është kërkuar të evakuohen drejt Kovaleshencës, deri në normalizimin e situatës, por banorët kanë refuzuar të lënë shtëpitë.





