Policia gjermane ka zbuluar 200 bimë kanabisi, të kultivuara në mënyrë profesionale në Ahnatal-Weimar gjatë kontrollit të një banese. Brenda banesës është arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, i cili sipas hetimeve kishte hyrë në Gjermani vetëm për të kultivuar drogë.

Pasi u soll para gjykatësit, ai u la në paraburgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij 30-vjeçar ndodhej në paraburgim prej disa javësh për një çështje tjetër. Sipas mediave gjermane besohet se nga plantacioni ishin prodhuar rreth 30 kilogramë kanabis.

Përveç 200 bimëve në faza të ndryshme të rritjes, plantacioni në dy kate kishte rreth 90 llamba, ngrohës të shumtë, ventilatorë dhe një sistem ventilimi. Dhomat mbroheshin që të mos shiheshin nga jashtë nga konvertimet me panele të ndryshme. Policia po ashtu gjeti dhe një armë që më pas u sekuestrua.