Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka dhënë sonte një deklaratë mbi rrëzimin qesharak të Joe Biden në shkallët e avionit presidencial Air Force, duke thënë se ishte “mot me shumë erë.”
Zëdhënësja e shtypit Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve brenda avionit presidencial, se edhe ajo vetë gati ishte rrëzuar nga era.
“Ishte mot shumë me erë jashtë. Edhe unë desh u rrëzova duke u ngjitur në shkallët,” tha Jean-Pierre, duke shtuar se nuk ka arsye për shqetësime mbi shëndetin e Biden pasi ai “është në 100 të formës.”
Sipas shërbimit meteorologjik amerikan, zona e Maryland është përshkruar nga erëra me shpejtësi nga 30 deri në 40 km në orë.





