Tiranë, 30 prill 2014 – Gazeta “Dita” në numrin e sotëm ka publikuar një sërë fotosh nga ambientet e brendshme të vilës së famshme të Enver Hoxhës, në ish-Bllok.

Vila u hap dje në mbrëmje për një grup të caktuar njerëzish.

Për të pranishmit u hap vetëm një pjesë a katit të parë dhe të dytë, disa ambiente të tjera u ruajtën dhe mbetën ende të mbyllura. 

“Perdja e hekurt” quhej ngjarja artistike, e cila ishte konceptuar si një proces individual i artistëve në raport me të kaluarën.

Në brendësi të vilës interpretuan artistët Ema Andrea, Klod Dedja, Brigel Gjoka, Heldi Pema, Edit Pula, Armando Lulaj, Olson Lamaj, Helona Ruli, Rubin Beqo dhe studentë të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë.

Në këtë seri fotosh të realizuara nga “DITA”, do të shihni e do të njiheni me sende e objekte, që nga biblioteka, dhoma e ndenjes, shtrati, e deri tek dushi, telefoni, të cilat kanë mbetur ashtu siç i ka lënë familja Hoxha kur u largua nga vila.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/