Një incident ka ndodhur në shtëpinë e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance në Cincinnati, orët e para të këtij mëngjesi. Sipas mediave të huaja, disa dritare të shtëpisë janë thyer, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar. Në vendngjarje janë nisur edhe shërbimet e sigurisë sekrete. Familja e zëvendëspresidentit, dhe vetë Vance, nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes.
Mediat e huaja, shkruajnë se, ndërkohë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim. Zëvendëspresidenti zotëron pronën që ka pamje nga lumi Ohio. Vance dhe gruaja e tij, Usha, zotërojnë gjithashtu shtëpi në lagjen Capitol Hill të Uashington DC dhe në Aleksandri të Virxhinias. Ata kanë jetuar gjithashtu në rezidencën zyrtare të Zëvendëspresidentit të SHBA-së, Rrethi i Observatorit Number One, që nga inaugurimi i tij në janar 2025.





