Në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, pas konfliktit që u regjistrua mes Jamarbër Malltezit dhe disa militantëve të PS-së, kanë shkuar menjëherë kandidati në garë për kryebashkiak Ardian Muka dhe Oerd Bylykbashi, për të parë nga afër situatën.

Në një prononcim për gazetarët, Bylykbashi dhe Malltezi thanë se kanë kryer denoncim pranë KQZ-së, pasi një nga komisioneret e PS-së në këtë qendër votimi, është parë duke fotografuar kartat e identitetit të votuesve. Këtu ka qenë dhe pikënisja e konfliktit, ndërsa Malltezi theksoi se nuk ka pasur prezencë të policisë,

Por si nisi konflikti

Sipas denoncimit të përfaqësuesve të “Shtëpisë së Lirisë”, komisionerja është kapur duke fotografuar kartat e ID të votuesve dhe ndërkohë ka pasur gjatë gjithë kohës presione, e për këtë është njoftuar që Malltezi të vinte për të parë situatën nga afër pasi nuk po lejoheshin vëzhguesit të bënin monitorimin.

Ai thotë se janë përzënë vëzhguesit e tyre e akredituar nga KQZ, sepse sipas simpatizantëve të PS-së, nuk kanë qenë të pajisur me letrën e verifikuar të KQZ-së.

“Kemi bërë denoncim në KQZ. Gjithçka është e verifikuar, dotë dorëzojmë të gjitha provat, dhe pas verifikimit të fakteve, presim përgjigjen përfundimtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Pasi u njoftua policia, u konstatua edhe mbërritja e efektivëve të policisë.