Dy shqiptarë u arrestuan në Angli, pasi kishin kthyer banesën e tyre në një "fabrikë" kanabisi.

25-vjeçarët, Liridon Mëhilli dhe Mufit Xhoka ishin brenda shtëpisë së tyre në "Stoke-on-Trent" në Angli kur policia hyri për kontroll.

Pavarësisht tentativës për t’u arratisur, dy të rinjtë u vunë në pranga.

Shqiptarët kishin mbjellë mjaftueshëm bimë sa pritej që për pak javë të merrnin mbi 12 kilogramë kanabis.