Mynihu do të çelë ditën e enjte të parin event pa alkool, një ‘kopsht birre’. Organizimi nga shtëpia e Oktoberfest është një aprovim i ndryshimit të konsumimit të alkoolit në publik që ka shkaktuar acarimin e qytetarëve.
Die Null (Zero) do të vendoset pranë stacionit kryesor hekurudhor të qendrës bavareze dhe do të shërbejë pije pa alkool, lëngje,ujë dhe birra pa alkool për të ‘zhveshur’ imazhin e mëparshës të qytetit.
Të gjithë mund të marrin ushqim me vete dhe mund të ndjekin koncertet e bandave muzikore apo këngëtarëve apo të kërcejnë nën ritmet e muzikës nga DJ të ndryshëm.
Drejtuesit e restoranteve, hoteleve dhe objekteve kulturore janë ankuar vazhdimisht për turistët që zbresin nga trenat dhe pijnë me tepri bashkë me vendasit duke ruajtur imazhin e Mynihut si ‘parajsa e birrës’.
Die Null do të vazhdojë deri më 15 shtator, ndërsa një javë më vonë fillon Oktoberfest.