Jo më larg se para dy javësh, nëpër portale e rrjete sociale, u publikuan disa pamje të një shtëpize të vogël dhe të braktisur në mes të fshatit Rreth në Shijak.
Një qytetar kishte kaluar pranë dhe ishte shokuar nga ajo që kishte parë brenda saj: Një pirg i madh mbeturinash dhe një person që banonte brenda asaj hapësire që të kallte datën.
Në fakt këto janë në kohën e shkuar, sepse sot bashkëfshatarët e zonjës që banonte në këtë shtëpi, i janë ofruar për ndihmë me sende rrethanore.
Banorët e zonës e kanë ndihmuar zonjën e moshuar që të pastrojë shtëpinë dhe të ketë hapësirë dhe kushte optimale për një banim brenda normave të së normales.
Lajmin e mirë e jep një banor aty pranë i cili ka shkruar pranë “Jeta Osh Qef”:
“Lajmi që publikuat për shtëpinë e braktisur në rrethin e Shijakut, në të cilën jetonte një zonjë rreth të 50-ve dhe po mbytej nga mbeturinat është vënë dorë nga bashkëfshatarët e saj. Më e pakta që mund të bënim, pasi bashkëfshatarët po e mbajnë me ushqime. Gjyshja ime i çon mëngjesin çdo ditë, drekat dikush tjetër e kështu me radhë. Gjithë kanë vënë dorën në zemër për gruan që jetonte mes plehrave dhe pa kushte fare, duke ia rregulluar edhe nga pak shtëpinë me ato mundësi që kishin”, përfundoi qytetari.
Fatmirësisht nuk është zhdukur ende fryma komunitare dhe solidariteti te qytetarët edhe pse politika ka qenë një faktor përçarës ndër vite. /JOQ/