Australi, 11 shtator 2014 – Një shtëpi që të fut të dridhurat, me një pamje unike mbi oqean. Me një fjalë të vetme: ekstreme.
“Cliff House” është ideuar nga agjencia e arkitektëve australianë ‘Modscape’.
Shtëpia është e projektuar për një çift që kanë në zotërim një copë të vogël toke në brigjet e Viktorias, në Australi.
Shtëpia bëhet si një lloj shtojce e shkëmbit që bie mbi oqean dhe lidhet me shkëmbin shufra çeliku.
Hyrja për në shtëpi është nga sipër, përmes një ashensori që lidh të pesë katet.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





