Një mjek aborti në Philadelphia u vërtetua se është autor i vrasjes së shkallës së parë të 3 foshnjave në klinikën e tij. Mënyra e vrasjes është shumë e dhimbshme.

Autoritetet shprehen se 3 foshnja kanë lindur të gjallë, dhe më pas mjeku i ka vrarë, duke i prerë në copa-copa me gërshërë në klinikën e tij të pisët.

Dr. Kermit Gosnell, 72 vjeç, ka qenë duke vrarë një foshnjë të katërt, të cilës i kishte lënë qafën pa prerë.

Gosnell u gjet gjithashtu fajtor për vrasje të pavullnetshme me anë të një mbidoze, të një pacienteje që kishte abortuar. Në gjyq ai është shfaqur i qetë dhe aspak emocional dhe i penduar.

"Jeni qenie njerëzore?", ka ndërhyrë prokurori Ed Cameron gjatë kohës që Gosnell u ul qetësisht në tryezën e mbrojtjes, shkruan “Los Angeles Time”, transmeton Shekulli.online

Detaje të frikshme dolën në pah në klinikën e monstrës, dy vjet më parë kur policia hetoi në lidhje me trafikim ilaçesh.

Autoritetet thanë se klinika ishte si "shtëpi tmerri", me qese dhe shishe e fetuseve të depozituara, duke përfshirë kavanoza me këmbë të prerë, së bashku me njolla gjaku nëpër mobilie, mjete mjekësore të pista. Klinika e Gosnell është bërë çështje debati kombëtarë mbi rrezikshmërinë e abortit.