Kati i dytë i një pallati në kryeqytet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës.

Dëmet janë vetëm materiale dhe dyshohet se gjithçka ka nisur për shkak të një hekuri rrobash.

Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet tek rruga “Kongresi i Manastirit”, përballë spitalit të fëmijëve.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Më datë 23.07.2016 rreth orës 20:50 tek rruga “Kongresi i Manastirit”, përball spitalit të fëmijëve ka marrë flakë një banesë në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit G. G. Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një hekur për hekurosje.