Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 12, në zonën e quajtur “Çezma e Amzës”, në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, në banesë kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, ndërsa njëri prej tyre është bllokur brenda, e për pasojë ka humbur jetën. 

Mësohet se të lënduarit e tjerë janë nisur drejt spitalit në Korçë.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë deri tani nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.