Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës, policia për këtë rast është informuar rreth një orë më parë dhe mënjehërë kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme në vendin e ngjarjes.
Policia ka konfirmuar se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, kushërinj.
Lumni Graishta, drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës, tha për Express se për të miturit po presin konstatimin e mjekut.
“Presim konstatimin e mjekut, zjarri është në zhvillim e sipër. Fëmijët janë të gjinisë mashkullore, 10-13 vjeç”, tha Graishta.
Në vend ngjarje është policia, zjarrëfikësit dhe mjekësia ligjore. Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.





