Mëngjesim e sotëm, një banesë private është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teodor A’Ipen” në Tiranë, në zonën e "Don Boskos".

Nga verifikimet paraprake mësohet se në momentin e ngjarjes, në banesë nuk ndodheshin njerëz ndërkohë që në vendngjarje po punohet për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e rrethaneve.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë. Informacion paraprak. Më datë 22.09.2017, rreth orës 10:52, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një zjarr të rënë në një banesë në rrugën “Teodor A’Ipen”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrëfikësia, ku nga verifikimet paraparake ka rezuluar se: Në rrugën “Teodor A’Ipen” në një banesë ka rënë zjarr. Brenda në banesë nuk ndodhen njerëz. Po punohet për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies