Prej ditësh tashmë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit kanë rënë në sy disa kutiza, që në dukje kishin të bënin me librin dhe leximin.
Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka sqaruar qytetarët mbrëmjen e sotme për atë që qëndron pas tyre.
“Në këto librari në qytet cilido mund të marrë falas një libër për ta lexuar dhe të lërë në këto shtëpiza-librari 📖 një libër tjetër”, sqaron ndjekësit në “Facebook” Sako.
Postimi i plotë:
Në hapësirat publike të Durrësit do të gjeni tashmë shtëpizat e librit .
Ne e përkrahëm menjëherë këtë nismë të një grupi të rinjsh dhe studentësh që studiojnë brenda e jashtë vendit dhe synimi i kësaj nisme është afrimi me librin i të gjithë brezave.
Në këto librari në qytet cilido mund të marrë falas një libër për ta lexuar dhe të lërë në këto shtëpiza-librari një libër tjetër. Kjo nisëm do të rizgjojë dëshirën për të lexuar.
Libri është miku më i mirë për këdo ndaj ne do të inkurajojmë gjithmonë nisma që synojnë afrimin e sa më shumë njerëzve me librin.