26gusht 2015 – Nuk mjaftojnë kampionati që ka nisur, stadiumi “Selman Stërmasi” që ende nuk ka përfunduar punimet, apo lista e borxheve të vjetra që mbetet si “shpata e Damokleut”, sepse tashmë Tirana duhet të merret edhe me histori të çuditshme, si ajo që ka denoncuar vetë klubi bardheblu.Me një deklaratë zyrtare, Tirana ka denoncuar futjen në Shqipëri të personave të huaj, të shtirur si futbollistë të ftuar nga klubi bardheblu.Ditët në vazhdim priten informacione më të detajuara dhe ndoshta edhe zbulimi i autorëve të mashtrimit.

DEKLARATA E TIRANES

DENONCIM PUBLIK

KF Tirana denoncon publikisht një mashtrim te turpshëm qe ka cenuar klubin bardheblu. Ne mënyrë abuzive, kane mbërritur sot ne aeroportin "Nene Tereza" katër shtetas nga Bregu i Fildishtë dhe pesë ditë më parë një shtetas nga Brazili, te cilët pretendojnë se janë ftuar nga KF Tirana për tu bërë pjesë e skuadrës së futbollit.Në të dyja rastet, të pestë shtetasit kanë pasur në dorë ftesa me logon e KF Tiranës dhe bashkë me to shkresa të falsifikuara për të kaluar kufirin shqiptar. E gjitha një farse e shëmtuar. Katër shtetasit nga Bregu i Fildishte sonte janë ndalur në kufi nga Forcat e Rendit, që duke parë shkresat që dispononin, kanë njoftuar presidentin Refik Halili për t’i kërkuar të paraqitet në stacionin policor të aeroportit "Nënë Tereza". Presidentit i është kërkuar informacion për këtë rast për të cilin KF Tirana nuk ka asnjë lidhje.Pasi është sqaruar dhe hedhur dritë mbi këtë mashtrim, KF Tirana ka vendosur të bëjë fillimisht një denoncim publik, për të vijuar nesër me një denoncim pranë Drejtorisë së Policisë për personat përgjegjës që në mënyrë abuzive kanë përdorur emrin e KF Tiranës.Ne te shkuarën, në mënyra të ngjashme është abuzuar me emrin e klubit, me dokumente të falsifikuara që do të ndiqen në rrugë ligjore për të vërtetuar çfarë ka ndodhur.

Brenda ditës së nesërme, KF Tirana do të zbulojë emrat e personave përgjegjës dhe do te vërë në dispozicion të mediave gjithçka nevojitet për të demaskuar këtë mashtrim.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/