Nga 4 nëntori 2013 për të paraqitur kërkesën në Prefekturë do të jetë e nevojshme të prenotohet një takim telematikisht. Mjaft të futen të dhënat personale e të zgjidhet dita e parë e lirë
ROMË, 27 tetor 2013 – Në Torino nuk do të ketë më radhë për të paraqitur kërkesën për shtetësinë për rezidencë apo për martesë. Hapi i parë për t’u bërë italian bëhet ulur, para një kompjuteri. Qershorin e shkuar Prefektura e kryeqendrës piemonteze ka vënë në funksionim Sportelin e Shtetësisë Online, përmes të cilit prenotohen takimet për paraqitjen e kërkesave. Një mjet, sikurse lexohet në faqet internet, që “eleminon radhët e kota dhe u lehtëson jetën qytetarëve të huaj dhe thjeshton marrëdhëniet me institucionet”. Me të mbaruar faza eksperimentale, tani sistemi i ri futet në përfundimisht në funksion. Siç lajmëron Prefektura, “për të përmirësuar shërbimin dhe për të garantuar një informacion të saktë, efikas dhe të shpejtë, duke nisur nga 4 nëntori 2013, paraqitja e kërkesave për marrjen e shtetësisë italiane do të bëhen vetëm duke përdorur këtë mënyrë”. Procedura është shumë e thjeshtë. Mjafton të futesh në seksionin “Prenotazione online”, të fusësh në një formular elektronik të dhënat personale dhe të zgjedhësh nga kalendari një ditë e një orar për takimin. Është e udhës të vihesh menjëherë në lëvizje, datat në dispozicion të takimeve nuk janë shumë të afërta: për shembull, sot, data e parë e mundshme e ofruar nga sistemi është një nga ditët e para të dhjetorit. Përmes sportelit të shtetësisë online kërkohen informacione apo t'i komunikohet Zyrës së shtetësisë ndërrimi i rezidencës. Prefektura kthen përgjigje me e mail brenda dy ditëve pune. Gjithnjë duke nisur nga 4 nëntori, ky system do të zëvendësojë gradualisht shërbimin e informacionit telefonik.





