Mendoni se shteti ju bën padrejtësi nëse nuk ju lejon që të ndërtoni një kat më lart në banesën tuaj. Ju siguroj që paska edhe më keq.
Debbie Ballard 47-vjeçare vendosi një ditë të vinte një karrige të vjetër në oborrin e shtëpisë së saj.
Menjëherë këshilli i qytetit e urdhëroi që ta hiqte pasi kështu i dukej e arsyeshme meqë karrigia e vjetër konsiderohej prej tyre mbeturinë dhe që prishte pamjen e rrugës.
Dhe Debbie vendosi që të demonstrojë kundërshtimin e saj ndaj këtij urdhri dhe të protestojë në një mënyrë krejtësisht origjinale.
Ajo nxorri më shumë orendi në oborr duke e kthyer atë në një dhomë ndenjeje të vërtetë.
Ka nxjerrë tavolinë, kolltukë dhe madje ka krijuar edhe një mjedis që duket dhe përngjan me një oxhak për ta ngrohur pak më shumë atmosferën.





