Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë me dije se është shpallur “non grata” nga Greqia.
Hoxha është shprehu se grekët në këmbim të heshtjes së tij do t’i jepnin pasaportë greke, por që gazetari nuk e kishte pranuar.
Gjithashtu gazetari thotë se lejimi i varrezave memorialë të ushtarëve grek në kufijtë ku shteti fqinj ka pretendime territoriale është diçka që nuk duhet të ndodhë.
“Më kanë ofruar në këmbim të heshtjesh. Më kanë shpallur “non grata”. Në këmbim të heshtjes më kërkuan të heshtja dhe më thanë të japim dokumentet dhe pasaportën greke. I respektoj se kam shumë miq. Se kam punuar atje. Por kam zgjedhur të mbaj pasaportën time. Sot nuk mund ti tolerojmë. Incidentet janë të pashmangshëm.
Vijnë autobusë me nxënës grek. Vitin e kaluar më janë ofruar të më hiqen të gjitha penalitetet më janë ofruar dokumentet. E kuptoni si është situata. Në terren. Nuk mund të mbyllim sytë dhe të lejojmë varreza memorialë. Nuk mund të vendoset pikërisht aty në vijë të kufirit ku ka pretendime territoriale.” tha Artan Hoxha.