DURRËS, 9 tetor 2014 – Raporti i “Conflict Armament Research” thekson se Shqipëria renditet në vendin e 15 në listën e prodhuesve të armëve, municionet e së cilës po i përdorin militantët e Shtetit Islamik. Ky përfundim është nxjerrë pas analizave të municioneve, të cilat janë prodhuar në 21 vende të botës, që nga vitit 1945 e deri në vitin 2014. Shqipëria ruan një pozición të mirë, pasi militantët e ISIS kanë në duar armë nga vende të fuqishme si Kina, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusia. Një pjesë e madhe e këtyre municioneve ka qenë nën posedimin e forcave të sigurisë së Irakut dhe Sirisë, të cilat më pas ishin rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik, thuhet në këtë raport. Nga 1 mijë e 730 lloje të municioneve, të cilat janë analizuar, 142 prej tyre janë prodhuar në Serbi, 445 në Kinë, 338 në ish-Bashkimin Sovjetik, 323 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 154 në Rusi. 9 lloje municione që përdorin xhihadistët e ISIS janë nga Shqipëria.
Shteti Islamik lufton me municionet e Shqipërisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bllokimi i pagave/ Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie, kërkohet ngrirja e llogarive të Thesarit të Shtetit
“KAYO nuk prodhon asgjë”/ Deputeti i PD: Ka zero veprimtari në bilancet 2024-2025, vetëm krijimin e 4 shoqërive private!
Vrau 24 vjeçarin dhe i plagosi të atin, gjykata lë në burg autorin e ngjarjes në Shkodër! Nuk jep asnjë dëshmi
Dosja Balluku/ Bardhi: SPAK të kërkojë autorizimin e Kuvendit, nuk mund të ketë standard të dyfishtë





