9 qershor 2015 – Një vendim i veçantë vjen nga një qytet në Indi. Këshilli i qytetit ka vendosur që banorët të paguhen vetëm e vetëm që të përdorin tualetet publike, në mënyrë që të mos ndotin vend e pa vend.

Bashkia e Ahmedabad ka vendosur që t’u ofrojë nga 1 rupi, (monedhë vendase), të cilën mund ta shfrytëzojnë për të hyrë në një nga 300 banjat publike. Kjo iniciativë vjen për të shmangur ndotjen e vendeve të hapura dhe erën e keqe. Por, shumë prej banorëve në Indi i konsiderojnë tualetet publike johigjenike, duke zgjedhur që të veprojnë në natyrë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”