Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Piskupat të Pogradecit më 30 dhjetor, pasi u zbulua se një 12-vjeçare ishte përdhunuar. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe gjyshi i të miturës, i cili kërkoi që drejtësia të vihet ne vend.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, gjyshi thekson se duan që shteti të marrë masat dhe të zbatojë ligjin ose ndryshe sherri me autorin do të vazhdojë gjithë jetën. 

Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë kujt. Nuk na shkonte ne mendje kurrë. Jo kriminel, po s’ke çi thua. Duam që shtetit të marrë masat dhe të zbatojë ligjin me të. Ndryshe do na lërë në sherr tërë jetën me të. O Shteti o unë, sa të jem gjallë… Duam nga shteti të zbatojë ligjin, kemi punë vetëm me të”, u shpreh gjyshi i të miturës. 

Si u zbulua rasti?

Ngjarje e rëndë është zbuluar më 30 dhjetor në Pogradec. Një e mitur është përdhunuar nga një i moshuar rreth 70 vjeç me emrin Rushan Selko disa javë më parë. Ngjarja është zbuluar pas një vizitë të vajzës së spitalin e Korçës, ku rezultoi 22 javëshe shtatzënë. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Mësohet se i moshuari, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.