Tiranë, 3 qershor 2014 – Presionet, shantazhet dhe kërcënimet e Dritan Dajtit ndaj gjyqtarëve bejne qe gjykimi i tij te vazhdoje me dyer të mbyllura. Sipas togave të zeza, ky vendim erdhi pas konsultimeve me drejtuesit e policisë së Tiranës dhe atyre të burgjeve, të cilët për efekt sigurie kanë kërkuar që procesi ndaj Dajtit të bëhet me dyer të mbyllura.
Mësohet se seancën gjyqësore nuk do te lejohen as familjarët e te pandehurit, por në sallë do të jenë vetëm avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët. Dritan Dajti, akuzohet për vrasjen e 4 policëve dhe një qytetari te pafajshem, ndërsa prej 4 vitesh ka bllokuar procesin gjyqesor permes procedures.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





