Video shokuese vjen nga Ayia Napa Mayhem, vendi që njihet si i rrëmujshëm dhe i çmendur për jetë nate për turistët në këtë resort të Qipros.

Në një video të shpërndarë në internet, që tashmë po qarkullon në mbarë mediet ndërkombëtare, turistët e shfrenuar dhe në gjendje të dehur, zhvillojnë lojëra seksuale në klubet e natës, një pjesë e të cilëve janë edhe lakuriq.

Zakonisht, në klubet e natës në Ayia Napa, klientët ftohen në festa të organizuara ku ata nxiten që të konsumojnë sa më shumë alkool në kuadër të disa lojërave.

Policia ka nisur të mbikëqyrë nëpër rrjete sociale sjelljet antisociale në resortin në fjalë, pasi Ministria e Brendshme dhe Industria e Turizmit po punojnë bashkë për të përmirësuar imazhin e vendit.