Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të mbështesë personelin mjekësor të spitaleve COVID, ata të qendrave rajonale dhe mjekët e familjes me trajtim financiar suplementar.

Kreu i shtetit thekson se shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme. 

“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.

Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.

Koha për të vepruar nuk pret më”, shkruan Meta në Facebook.