Kanosje me armë zjarri regjistrohet në Ishëm të Durrësit, në lagjen Kërtushaj.

Një person, shtetasi A.A. 45 vjeç, ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin I.B. 32 vjeç, dhe më pas ka gjuajtur 5 herë në ajër me automatik afër oborrit të banesës së tij.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30 të së mërkurës dhe sipas policisë, gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta. Autori dhe i dëmtuari janë po nga ky fshat.

Efektivët e policisë kanë nisur punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkaq, në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuestruan 5 copë gëzhoja.