1 maj 2015 – Qëllon me armë në ajër për të trembur dy vëllezër dhe përfundon në pranga.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Behar Aliaj nga Fieri, i cili u arrestua në flagrancë nga policia e këtij qyteti, pasi kërcënoi me armë dy vëllezër në afërsi të një shkolle.

Aliaj kërcënoi vëllezërit F.M 30 vjeç dhe K.M 25 vjeç për një borxh të pashlyer mes tyre.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë model 54, një gëzhojë dhe një krehër me katër fishekë pistolete.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/