21 nëntor 2014 – Grumbullimi në kombëtare dhe paraqitjet e shkëlqyera me fanellën kuqezi e kanë shndërruar Emir Lenjanin në një prej futbollistëve të përfaqësueses më të lakuar në merkato. Sic raportojnë mediat zvicerane, e ardhmja e Lenjanit nuk do të jetë te St.Gallen por me shumë gjasa në një klub të madh europian. Goli me Danimarkën, ndeshja e përsosur me Francën por dhe ajo me Italinë, kanë bërë që lojtari të kërkohet jo vetëm nga klube të Serisë A por gjithashtu dhe nga ato të Bundesligës. Në fakt interesi për të nga skuadrat gjermane ishte ndezur prej kohësh, por tashmë ka lëvizje konkrete nga disa prej tyre. Shtutgart dhe Koln duket se qëndrojnë në pole-position. Koln ka marrë jo pak informacion dhe nga ana e shqiptarit tjetër që luan në “Rhein Energie Stadion”, Mërgim Mavraj ndërsa Shtutgarti, që është në krizë rezultatesh, synon përforcime që në janar për të siguruar qëndrimin në Bundesligë dhe Lenjani mund të ishte një futbollist që mund t’I bënte punë sidomos në lojën nga krahët. Gjithashtu e interesuar është shfaqur dhe ekipi I Enitracht Frankfurt. Më Itali skuadra që ka lëvizuar për Lenjanin është Verona, që duket se ka hedhur hapa konkretë për të siguruar shërbimet e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat zvicerane, përgatitja e lartë fizike e numrit 3 të kombëtares është përlqyer nga klubi veronez, që në këtë rast duhet të thyejë konkurencën e rivalëve gjermanë. Kontrata e Lenjanit me St.Gallen përfundon pas 6 muajsh dhe futbollisti do të jetë I lirë të transferohet kudo, gjithmonë nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje që në muajin janar.
Shtohen ekipet që duan Ermir Lenjanin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shpresë për pacientët me Parkinson, terapia e re staminale rrit sinjalizimin e dopaminës në tru!
“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama
Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari
Po përjetoni një ndarje të dhimbshme? Ja 3 këshillat që duhet të ndiqni për të kapërcyer këtë etapë të vështirë





