Teuta u mposht në shtëpi nga Kukësi dhe situata është kritike, edhe pse në Durrës as që e çojnë ndërmend rënien nga Superiorja, pavarësisht se vjet e shmangën vetëm në javën e parafundit.
Ndeshja e radhës është mjaft e vështirë, pasi "djemtë e detit" do të duhet të sfidojnë Skënderbeun kryesues në Korçë. Për këtë takim stafi teknik duhet të gjejë zgjidhje për mbrojtjen, pasi dy futbollistë të këtij reparti nuk janë të dispozicion për shkak dëmtimesh e pezullimesh.
Ante Hrkaç e ka mbyllur vitin që në ndeshjen me Kamzën, pasi u dëmtua, kurse me Kukësin u ndëshkua Silvester Shkalla me karton të verdhë, që ishte i katërti për të.





