Një masë ndëshkimore të rëndë do ketë për ata maturantë që shkojnë në provim me celularë.
Ky është urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit Rinisë e Sporteve i publikuar sot nga ministrja Besa Shahini.
Sipas këtij vendimi, maturantët që konstatohen me celularë përjashtohen menjëherë nga provimet dhe mund t’i japin një vit më pas.
“Maturantët/kandidatët që paraqiten në qendrën e provimit ose që konstatohen gjatë provimit me celular, përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato pas një viti.
Një masë e tillë garanton një proces të drejtë të zhvillimit të provimit dhe ndihmon për një administrim cilësor.
Matura Shtetërore 2020 vjen me disa ndryshime këtë vit, ku vlerësimi elektronik i provimeve është njëri prej tyre që do të rrisë standardet e cilësisë vlerësuese dhe të minimizojë gabimet njerëzore dhe shtojë transparencën”, njofton Ministria e Arsimit.





