Greqia ka raportuar 97 raste të reja gjatë 4 ditëve të fundit, duke shënuar kështu dhe numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 pas lehtësimit të masave të kufizuese.
Ndërkohë duke marrë parasysh rritjen e të infektuarve autoritetet njoftuan se virusi nuk është zhdukur, por thjesht është dobësuar kështu që u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese.
“Të gjithë ata që mendojnë se e kishim hequr qafe virusin gabojnë. Ai është dobësuar por kjo nuk nënkupton se ka ikur. Mbrojtja civile u bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, të zbatojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social”, deklaroi kreu i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.
Ndërsa zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, paralajmëroi se do të rikthenin kufizimet në rajonet që shkelin rregullat.
Deri më tani, Greqia, që prej zbulimit të rasteve të para në 26 shkurt, ka regjistruar 3048 të prekur dhe 182 vdekje nga COVID-19.





