17 nëntor 2015 – Në janar të 2016, shtohen taksat për makinat mbi 3 mijë kubik. Një projektligj është dërguar nga qeveria në Kuvend, për shtim taksash për këro automjete, pasi për qeverinë këto quhen mjete luksi.

Më konkretisht, sipas draftit, të gjitha makinat me fuqi mbi 3 mijë kubikë do të paguajnë një taksë fillestare regjistrimi prej 70 mijë lekësh dhe veç kësaj, një taksë të përvitshme prej 21 mijë lekësh. Këto janë taksa shtesë që vendosen mbi taksën vjetore që paguhet për mjetet e përdorura.

/portali DurresLajm/