Shtohet një tjetër pikë në rendin e ditës në mbledhjen që do të mbajë sot Këshilli Bashkiak Durrës.
Projekt-vendimi tjetër që pritet të shqyrtohet dhe miratohet sot:
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË DYTË PARAPRAKE TË 5 FAMILJEVE, QË KANË HUMBUR SHTËPITË INDIVIDUALE SI PASOJË E SHEMBJES NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019, TË CILËT DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I ZHVILLIMIT TË ZONAVE TË REJA
Ndërkohë pika e parë në rend dite është:
PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6 % DHE FONDI NGA TË ARDHURAT E BASHKISË, PËR MUAJIN QERSHOR 2022
Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 në sallën e KB.