27 dhjetor 2014 – Numri i futbollistëve shqiptarë në Serie A pritet të rritet pas merkatos së janarit. Përveç emrave si Cana, Berisha, Basha apo Hysaj që janë tashmë pjesë e elitës së futbollit italian me lëvizjet e reja që priten të bëhen numri i kuqezinjëve pritet të shkojë në 12. Emrat më të lakuar për momentin janë Andi Lila që pothuajse ka firmosur me Parmën, Sokol Cikalleshi që është një hap larg Sampdorias dhe Lenjani e Abrashi që duken shumë pranë Hellas Veronas.
Përsa i përket Ledian Memushaj, ai pritet të lerë Pescaran e Serie B për t'iu bashkuar Elseid Hysajt te Empoli në Serie A. Gjithsesi, asgjë nuk është zyrtare për momentin dhe në ditët në vazhdim pritet të ketë zhvillime shumë interesante.





