Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka postuar në Facebook një foto me ekselentët dhe specialistët e rinj, të cilët do të shërbejnë në diplomacinë shqiptare.

Cakaj shkruan se qasja e të rinjve në diplomaci do të vazhdojë akoma më tej.

POSTIMI I PLOTË

Pafundësisht i gëzuar me ardhjen e ekselentëve e specialistëve të rinj në diplomacinë shqiptare …

Plotësimi i kuadrit diplomatik është pjesë e strategjisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të krijuar hapësirë më të madhe angazhimi për një gjeneratë të re ekselente dhe siguruar një profesionalizëm më të lartë në diplomacinë shqiptare.

Kjo qasje do të vazhdojë edhe më tutje.

Numri i të rinjve në diplomaci do të rritet më shumë dhe thirrja e ardhshme publike për aplikim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të bëhet së shpejti.