Shtohen viktimat në radhët e shqiptarëve që u aksidentuan nga përplasja e trenave në Greqi.

Në morgun e spitalit të Larisës, mes trupave të pajetë ishin edhe dy viktima, të cilët deri në orët e pasdites nuk ishin kërkuar prej askujt dhe nuk ishte dhënë mostër për testin ADN, raporton TCH.

Mësohet se njëra nga viktimat është shtetase shqiptare, 22 vjeçe, emri së cilës është Erieta Muhkli.

Me gjetjen e saj, shkon në 6 numri i shtetasve shqiptarë ose me origjinë shqiptare të vdekur në aksidentin e Larisës.