E gjithë java do të karakterizohet nga një me mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Sipas sinoptikanes së “MeteoAlb”, Lajda Porja për shkak të lagështirës së madhe, i ftohti do ndihet edhe më shumë në të gjithë Ultësirën Perëndimore. Ndërkohë shirat do të jenë në formën e shtrëngatës dhe rebesheve kryesisht në zonat veriore të vendit,

“Shirat do jenë herë pas herë në formën e shtrëngatës, rrebeshe, kryesisht veriu dhe pak më ndryshe paraqiten zonat jugore. Ka një përmirësim të përkohshëm nesër, do të ketë më pak reshje dhe të mërkurën një ndërprerje të tyre për t’u rikthyer sërish të enjten në mbrëmje. Ndihet i ftohti në të gjithë ultësirën perëndimore duke qenë se jemi në prezencën e kësaj vranësire dhe lagështira në ajër është shumë e lartë ndaj bën që të ftohtin ta ndiejmë 5-6 gradë më shumë. Në kryeqytet, mëgjithëse nuk do të jetë në vlera negative, do të ndihet shumë ftohtë”.

Sa i takon fundjavës, pritet të ketë të njëjtën tablo sinoptike me reshje, ashtu sikurse i gjithë muaji dhjetor.

“Parashikohet një tjetër episod i fuqishëm gjatë kësaj fundjave, pritet të premten. Me këtë, sinjalet janë që jo vetëm të plotësohen, por në disa zona të tejkalohet kuota mujore. Dhjetori do të jetë i bollshëm me reshje, do të jetë dinamik”.